SDK ka filluar takimin e parë të punëtorisë me temën “Mundësitë e zhvillimit të Ekoturizmit në zonën e Orllanit”.
Kjo ka për qëllim përfshirjen e komunitetit në një seri të takimeve në trajtën e punëtorive, ku synohet vetëdijësimi qytetar për shfrytëzimin e potencialit natyror duke nxitur zhvillimin e ekoturizmit si një qasje miqësore ndaj mjedisit.
Pjesëmarrësit në këtë punëtori ishin banorë rezident të zonës së Orllanit si dhe qytetarë të tjerë të cilët janë pjesë e shoqatave dhe klubeve të ndryshme që ndërveprojnë në këtë zonë.
Meqenëse ishte dita e parë e takimit, fillimisht pjesëmarrësit u njoftuan më në detaje me qëllimin e projektit dhe kontekstin e zhvillimit ekonomik lokal duke përfshirë rolin e komunitetit në bashkë-krijim të politikave lokale. Ndërsa, në pjesën tjetër të kohës janë prezantuar e diskutuar modele dhe praktika të ndryshme të zhvillimit ekonomik, mbi potencialet ekzistuese të natyrës.
Punëtoria organizohet në kuadër të projektit “Ekoturizmi potencial për zhvillim” i cili mbështetet nga Programi për Angazhim Qytetar në Kosovë, një iniciativë pesë vjeçare zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo).