SDK, organizon diskutim public për buxhetium të përgjegjshëm gjinor në komunën e Dragashit
Në cilësinë e panelistëve ishin Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj Arijeta Skeraj, Drejtori për Ekonomi dhe Financa z. Qamil Kolloni dhe Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport znj. Liridona Misinaj. Poashtu edhe Zyrtarja për Barazi Gjinore znj. Lindita Piraj.
Pjesëmarrës tjerë ishin gratë asambleiste të kuvendit komunal në Dragash si dhe një numër i konsiderueshëm qytetarë gra/burra të profesioneve të ndryshme.
Përmes këtij takimi SDK, prezantoj konceptin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor që synon parimin e marrjes në konsideratë të perspektivës gjinore në politika, masa dhe veprime të autoriteteve publike. Në këtë kontekst të krijohet si praktikë që procesi i buxhetimit të ketë edhe përfshirje gjinore gjatë takimeve konsultuese si dhe kjo të reflektohet edhe në miratimin e buxhetit komunal.
Gjatë diskutimit u ngritën çështje të ndryshme në lidhje me kërkesat dhe mundësitë e përkrahjes së grave në fusha të ndryshme. Ndër to ishin kerkesa për transport publik, trajtim për mirëqenien e grave të prekura me kancer, ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe laboratorike siç është analiza e paptest si dhe kërkesa për funksionalizimin e çerdhes publike në Dragash.
Në mënyrë të përmbledhur, në pajtueshmeri edhe me përfaqësuesit nga ekzekutivi i Komunës u shpërfaq dakordimi rreth nevojës për më shumë mbështetje përmes subvencionimit nga buxheti komunal për projektet që fuqizojnë pozitën e grave në komunën e Dragashit.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të grantit mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës së RrGK-së me financim nga The Sigrid Rausing Trust (SRT).