Përmes këtyre takimeve ka mbledhur të rinjtë, përfaqësuesit e shoqërisë civile, gjegjësisht organizatat rinore, për të diskutuar në lidhje me politikat rinore në Komunën e Podujevës.
Gjatë këtij takimi u paraqitën dhe u diskutuan sfidat mbi pjesëmarrjën e të rinjve në vendimarrje; nevoja për të siguruar hapësirë për funksionim të strukturave rinore; mundësitë për përkrahje më të madhe nga kategoria e subvencioneve për aktivitete rinore, si dhe në përgjithësi sfidat që hasin të rinjtë gjatë zhvillimit të aktiviteteve rinore dhe kulturore.
SDK, përmes takimeve të tilla, sëbashku me të rinjtë synon t’i paraqes të gjitha sfidat e mundshme dhe t’i prioretizoj, me qëllim të adresimit të tyre tek akterët përgjegjës.
Këto takime janë organizuar në kuadër të projektit “Angazhim i përbashkët për politika rinore në komunën e Podujevës” i cili mbështetet nga projekti rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM),dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).
Centar za promociju civilnog društva
Center for Research and Policy Making
Norwegian Embassy in Prishtina