SDK, përmes kësaj tryeze ka mbledhur akter relevant, përfshirë autoritetet komunale nga sektori i rinisë, si dhe nga sektori shoqërisë civile, organizata jo qeveritare rinore nga niveli lokal, si Kuvendi i të rinjve, dhe klube tjera rinore.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte dakordimi mes akterëve për të ndërtuar një dialog mirëfilli që kontribuon në hartim të politikave më të mira për rini në komunën e Podujevës
Nga përfaqësuesit e shoqërisë civile u theksua se pavarësisht se të rinjtë konsiderohen si kategori e veçantë për përfshirje sociale, në praktikë nuk kanë ndonjë rol të theksuar në përfshirje përmbajtjesore, dhe si rrjedhojë të rinjtë nuk konsiderohen ende hisedar në hartim të politikave.
Nga kjo tryezë të gjithë pjesëmarrësit shpërfaqën një dakordim të plotë rreth nevojës së bashkëpunimit të tyre në hartim të politikave rinore në nivel lokal. Në këtë kontekst të mobilizojnë të gjithë aktret relevant në komunën e Podujevës, duke përfshirë autoritetet komunale, organizatat e shoqërisë civile, Kuvendin e të Rinjve, klubet rinore, këshillin e nxënësve, studentët e të tjerë, me qëllim të përfshirjes së tyre në vlerësimin dhe hartimin e politikave lokale për rini.
Kjo tryezë është organizuar në kuadër të projektit “Angazhim i përbashkët për politika rinore në komunën e Podujevës” i cili mbështetet nga projekti rajonal SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në bashkëpunim me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim IDM Albania ,dhe Qendra për Kërkim dhe Politikëbërje Center for Research and Policy Making dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA) Norwegian Embassy in Prishtina