Në cilësinë e panelistëve ishin Kryetari i Komunës së Shtimes z. Qemajl Aliu, Drejtori për Buxhet dhe Financa si dhe Drejtor tjerë nga ekzekutivi komunës. Poashtu prezent ishin edhe disa gra asambleiste të kuvendit komunal, si dhe qytetarë nga komuna e Shtimes përfshirë gra dhe burra të profesioneve të ndryshme.
Përmes këtij takimi SDK, prezantoj konceptin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor që synon parimin e marrjes në konsideratë të perspektivës gjinore në politika, masa dhe veprime të autoriteteve publike. Në këtë kontekst të krijohet si praktikë që procesi i buxhetimit të ketë edhe përfshirje gjinore gjatë takimeve konsultuese si dhe kjo të reflektohet edhe në miratimin e buxhetit komunal.
Çështjet që u ngritën gjatë takimit ishin kryesisht rritja e subvencioneve që do të i’u lehtesonte grave qasjen për zhvillim më të madh ekonomik.
Si përfundim u theksua edhe nga autoritetet komunale që do të bëhet përpjekje për më shumë mbështetje përmes subvencionimit nga buxheti komunal për të gjithë qytetarët në veçanti për gratë që merren me veprimtari ekonomike.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të grantit mbështetur nga Fondi i Grave të Kosovës së RrGK-së me financim nga The Sigrid Rausing Trust (SRT).